Kush janë dy fëmijët që humbën jetën në aksidentin e rëndë te ish-Këneta në Durrës

Aktualitet

Kush janë dy fëmijët që humbën jetën në

Kles Nikolli, 9 vjeç dhe Enea Muçaj, 12 vjeç janë dy fëmijët e vegjël që jeta iu ndërpre për shkak të aksidentit të ndodhur pasditen e së dielës në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

I plagosur rëndë ka mbetur edhe një tjetër fëmijë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Prindërit e 9-vjeçarit Kles Nikolli ndodheshin në Itali, pasi babai i tij po kurohej nga një sëmundje.

Të plagosur lehtë kanë mbetur edhe 25-vjeçarja M.L dhe E.K, të cilat ndodheshin pranë fëmijëve në momentin e aksidentit.

Shkaktar i aksidentit është 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i cili është vënë në pranga dhe dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit, teksa drejtonte mjetin tip “Benz” me të cilin përplasi fëmijët.

“Më vrisni nuk meritoj të jetoj, dua të vras veten, jam i tronditur nuk mbaj mend asgjë, isha i dehur mora në qafë fëmijët”, ka thënë Radaçi pasi është ndaluar nga policia.

Njoftimi i policisë

“Të dielën, rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç. Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion