Kush është punonjësi i FA që përfundoi në spital? U dëmtua gjatë aksionit për shuarjen e flakëve në Mirditë (EMRI)
Lajmifundit
/
22 Gusht 2026, 16:46
Aktualitet

Një punonjës i Forcave të Armatosura ka përfunduar në Spitalin e Traumës pasi është dëmtuar gjatë aksionit për shuarjen e flakëve në Mirditë.
Sipas burimeve paraprake i plagosur ka mbetur 28 vjeçari Andrea Kaçi, i cili ka marrë plagë në kokë dhe aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në gjendje stabël.
I riu gjatë shuarjeve të flakëve, mësohet se është rrëzuar në një shkëmb.
Në spitalin e Traumës ndodhet edhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi për ta vizituar.


