Kush është i riu që u plagos në Durrës, dyshohet se u konfliktuan për pazaret e drogës
Lajmifundit
/
22 Mars 2021, 20:23
Aktualitet

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. I plagosur ka mbetur 25-vjeçari Arbër Tivari i cili ka pësuar dëmtime në dorë.
Ndërsa autori i plagosjes është Ardit Buçpapa. Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti.
Ndërkohë burime bëjnë me dije se shkak për sherrin mes tyre dyshohet se ka qenë prishja e pazareve të drogës. Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


