Kush është Hivzi Bushati, ish-kreu i FNSH Shkodër që u shpall në kërkim pas protestës së opozitës
Lajmifundit
/
8 Tetor 2024, 12:31
Aktualitet

Protesta e opozitës shënoi disa incidenti, teksa një ditë më pas policia ka bërë të ditur se ka shpallur në kërkim nëntë protestues. Mes të shpallurve në kërkim është edhe ish-komandanti i FNSH në Shkodër, Hivzi Bushati.
Bushati ka qenë mjaft aktiv gjatë protestave të opozitës që kohës para KQZ-së, kur u vendos që mandati për kreun e Bashkisë së Tiranës në vitin 2011 t’i kalonte Lulzim Bashës dhe jo Edi Ramës pas numërimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara.


