Kurti në OKB: Pretendime të rreme nga shteti që kreu gjenocidin e fundit të shekullit të 20-të

Aktualitet

Kurti në OKB: Pretendime të rreme nga shteti që kreu gjenocidin e

Kryeministri Albi Kurti ka deklaruar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se pretendimet e Serbisë janë të pavërteta dhe vijnë nga shteti që kreu gjenocidin e fundit të shekullit të 20-të.

Sipas Kurtit, Kosova doli nga lufta si simbol i luftës për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut.

“Të gjitha këto janë pretendime të rreme të persekutimeve nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20. Kosova doli nga lufta si simbol i luftës për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut.

Nuk kemi qenë të trishtuar, kemi ndërtuar vetën në një shoqëri shumëetnike dhe shumëkulturore me një shtet që sheh përpara dhe është solid demokratik. Çerekshekulli pas luftës qëndrojmë krenarë si Republikë për të gjithë, shoqëri shumëetnike për të gjithë.

Me krenari themi që e zbatojmë Kushtetutën me masat më të larta të mbrojtjes së të drejtave të pakicave, 20 ulëse të garantuara në parlament nga 120 në total, prej të cilave 10 janë të serbëve veçanërisht.

Serbët në Kosovë kanë po ashtu 10 nga 38 komunat në Kosovë. Gjuha serbe është gjithkund gjuhë zyrtare.

Ideja që Kosova po kryen spastrim etnik apo persekutim ndaj komunitet serb është thjesht gënjeshtër që është demantuar nga shumë organizata ndërkombëtare”, ka thënë ndër të tjera ai.

ME TE LEXUARAT