“Kur hyra, pashë Talon që e godiste”, Nuredin Dumani rrëfen vrasjen e Fatmira Dedës: Ajo tentoi të hynte brenda garazhit, por…

Aktualitet

“Kur hyra, pashë Talon që e godiste”, Nuredin Dumani

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani akuzon Talo Çelën për vrasjen e Fatmira Dedës në vitin 2013.

Sipas dëshmisë së siguruar nga Top Channel, Dumani tha se në momentin që ka hyrë në garazh ka parë Çelën duke goditur 60-vjeçarjen.

Avokati: Pse ndryshoi plani i vrasjes?

Dumani: Ishte më e thjeshtë për ne se tek pallati ku jetonte viktima jetonte edhe Agroni, planin e kam bërë unë dhe Festimi. Idenë për Agronin e dha Festim Qoli, roli i Agron Qolit ishte informator.

Dumani: Fatmira Deda, i akuzonte dy vëllezërit për vrasjen e djalit, tek karburanti sa ishte Fatmira Deda gjallë aty nuk afrohej njeri pas vrasjes së saj, karburanti u nda nga dy vëllezërit Petrit dhe Festim Qoli.


Gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit Ilia Ilia për të shfaqur pamjet filmike në sallë të vendit të ngjarjes me argumentin se nuk është marrë në formën e kërkuar nga ligji, po ashtu vendi i ngjarjes mund të ketë ndryshuar, por për pamje filmike duhet t’i referohen atyre që janë në fashikujt hetimorë.

Avokati Ilia Ilia: Në çfarë ore të ka ardh thirrja nga Agron Qoli?

Dumani: Unë kisha shkuar pak më përpara se të vinte mesazhi dhe isha pozicionuar në afërsi të pallatit. Mesazhi dhe kodi ishte “erdha”.

Agron Qoli: Për çfarë i duhesha unë kur ky po e runte vetë?

Dumani: Ku e dinte ky se ku isha unë?  Unë isha me Talo Çelën aty, në vendin e ngjarjes. Ndeza makinën u drejtova për tek garazhi, u futa vetëm me makinë, Talo ka hyrë në këmbë. 

Garazhi i Fatmira Dedës ishte në hyrje djathtas i pari ose i parafundit. Kur kam hyrë me makinë pashë Talon që po e godiste atë të ndjerën, ajo tentoi të hynte brenda garazhit të saj, por qepeni ngeli i hapur se zonjës i ra qepeni në sup.

Talo e tërhoqi dhe e godiste. E ndjera ka ngel me fytyrë nga shkallët dhe këmbët nga hyrja e garazhit. E gjitha ka zgjatur shumë pak.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion