Kultivuan kanabis, babë e bir bien në pranga në Krujë, çfarë iu gjeti policia në banesë

Aktualitet

Kultivuan kanabis, babë e bir bien në pranga në Krujë,

Babë e bir në Krujë kanë rënë në prangat e policisë për kultivim të lëndëve narkotike. Shtetasit e identifikuar si H.K, 62 vjeç dhe A.K, 32 vjeç, akuzohen se në bashkëpunimin me njëri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Brret.

Blutë e Krujës, gjatë kontrollit në banesë i gjetën 1060 fara të kanabis, të cilat u sekuestruan.

“Krujë Komisariati i Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Territor i pastër", pas një hetimi njëmujor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, ka finalizuar operacionin e koduar "Cover".

Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit H. K., 62 vjeç, dhe A. K., 32 vjeç, (babë e bir), të dy banues në Krujë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar dhe kanë përshtatur disa vende të tjera, për kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Brret.

 Gjatë kontrollit në një pjesë të pyllëzuar të fshatit Brret, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 30 bimë të dyshuara narkotike cannabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1060 fara të dyshuara narkotike kanabisi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion