Kultivonin lëndë narkotike, pranga çiftit të bashkëshortëve në Lezhë

Aktualitet

Kultivonin lëndë narkotike, pranga çiftit të

Policia e Lezhës ka arrestuar një çift bashkëshortës, pas akuzohen për kultivim lëndësh narkotike. Mësohet se shtetasi P. K., 64 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja D. K., 62 vjeçe u kapën në flagrancë.

“Shërbimet e Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Krajën, Lezhë, në një ambient të hapur janë konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi P. K., 64 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja D. K., 62 vjeçe, banues në Zejmen, Lezhë, të cilët janë vënë në pranga nga shërbimet e Policisë”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT