Kukës/ Gjendet një trup i pajetë në zonën e Urës së Drinit të Zi, policia heton shkaqet

Aktualitet

Kukës/ Gjendet një trup i pajetë në zonën e Urës

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme pranë Urës së Drinit të Zi, në Kukës. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës ka marrë njoftimin për trupin e një shtetasi të gjinisë mashkullore, ende të paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune, çka përjashton për momentin një skenar kriminal. Trupi është dërguar për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e viktimës dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Policia nuk përjashton asnjë pistë për momentin, ndërsa pritet që hetimet të hedhin dritë mbi shkakun e vdekjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion