“Ku është zemra e vëllait tim?”, motra e Saimir Sulës protestë para Ministrisë së Drejtësisë: Pse heshtni 3 vite?

Motra e Saimir Sulës, të riut shqiptar, trupi i të cilit u soll pa zemër në Shqipëri ka dalë ditën e sotme në protestë para Ministrisë së Drejtësisë. Ajo kërkon që drejtësia të zbardhë të vërtetën lidhur me vdekjen e vëllait të saj. Për mediat ajo ngriti pyetjen pse nuk hetohet fakti që në trupin e tij të ardhur nga Spanja, mungonte zemra, ndësa ngriti akuza për trafik organesh.
“Pse heshtni në 3 vite, kjo heshtja juaj më bën të mendoj që këtu bëhet fjalë për trafik organesh. Nëse nuk është më thoni ku është zemra e tim vëllai. Pse është kaq e vështirë të bëni një ADN? Zoti Manja, në 3 vite ju heshtët nuk kërkuar llogari homologes në Spanjë për 7 letërporositë e nisura.
Suela Salavaçi prokurore e rastit në Shqipëri, keni rast të hapur për trafik organesh. Më tregoni si do e mbyllni, si do e hetoni, pse nuk e hetoni? Ju kam nisur video nga vdekja e Saimiri, pse nuk keni interes për imazhet e dhunës ku tregohet ai i masakruar nga 8 rojet e spitalit publik në Spanjë?”, deklaron ajo.


