Kthjellime dhe vranësira të shpeshta, si pritet të jetë moti sot

Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta, si pritet të jetë moti

Parashikohet rënie e vlerave Barike, si pasojë e masave ajrore më të ftohta me origjinë veriore. Kjo do të sjellë ndryshim të situatës atmosferike në vend.

Orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat hera-herës në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër do të gjerojnë reshje të izoluara shiu.

Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim vranësirat do të largohen gradualisht nga i gjithë territori për tja lënë vëndin intervaleve me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale në Durrës.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor, për pasojë; në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion