Kryenin manovra të gabuara/ Tiranë, e pësojnë keq tre drejtues, bllokohen automjetet dhe...
Lajmifundit
/
28 Nëntor 2025, 22:01
Aktualitet

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, gjatë kontrolleve të ushtruara në disa akse të kryeqytetit, konstatuan tek Bulevardi i Ri, tre automjete që po kryenin manovra të gabuara në rrugë, duke krijuar situata të rrezikshme për qarkullimin.
Menjëherë, efektivët ndërhynë, ndaluan mjetet dhe kryen veprimet administrative e procedurale.
Nga veprimet hetimore u identifikuan 3 shtetas të cilët u ndëshkuan secili me masat përkatëse administrative, në zbatim të Kodit Rrugor.
Në vijim, të tre automjetet u bllokuan, në funksion të procedurave të mëtejshme.


