Kryenegociatorit Petar Petkoviçit i refuzohet kërkesa për hyrje në Kosovë

Aktualitet

Kryenegociatorit Petar Petkoviçit i refuzohet kërkesa për hyrje

Kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkoviq i është refuzuar leja për vizitë në Kosovë.


Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Leutrim Sahiti, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Në lidhje me pyetjet tuaja ju informojmë që personit në fjalë i është refuzuar vizita në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit Sahiti.

Për refuzimin e vizitës së Petkoviqit në Kosovë, kanë shkruar edhe mediat serbe.

Sipas mediave serbe, Petkoviq gjatë kësaj vizite kishte paraparë të merrte pjesë në liturgjinë e mesnatës për Pashkët në Manastirin e Deçanit, pastaj në shërbesën në Manastirin e Graçanicës në mëngjesin e Pashkëve dhe në një takim me të rinjtë në Manastirin e Draganacit.

Kjo nuk është hera e parë që Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë.

Petkoviq, i cili është drejtor i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë serbe, i ishte refuzuar hyrja në Kosovë edhe para disa muajsh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion