EMRAT/ “Pastruan” 500 mijë euro, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq 4 persona

Aktualitet

EMRAT/ “Pastruan” 500 mijë euro, Prokuroria Shkodër

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit Arsuel Curaj, Alma Guraj, Gezim Guraj dhe Vladimir Jacaj për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 287/3 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1280, të vitit 2021 u arrit të provohet se shtetasit A.C, A.G, G.G dhe V.J, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer kontrata (shkëmbime pronash, dhurime dhe shitje) dhe veprime bankare fiktive me qëllim pastrimin e produkteve penale në shumën prej 500 000 (pesëqind mijë) euro, shumë që është sekuestruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion