Rama kujton ditëlindjen e Adem Jasharit: Heroi që lindi në Ditën e Pavarësisë, u kthye në flamur të sakrificës
Lajmifundit
/
28 Nëntor 2025, 14:15
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë foton e Adem Jasharit, të cilin e quan ‘heroi i dytë që lindi në Ditën e Flamurit dhe u kthye në flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare”.
“Sot kujtojmë edhe 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit, heroit që lindi në Ditën e Flamurit dhe u kthye në flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare”, shkruan Rama.