"Mediat të tregojnë vetëpërmbajtje"/ Rama lidhur me tragjedinë e Durrësit: Dinjiteti njerëzor mbi klikimet

Aktualitet

"Mediat të tregojnë vetëpërmbajtje"/ Rama lidhur

"Ndërsa e gjithë vendi është në zi për këtë ngjarje dhe drejtësia po bën punën e saj me autorin, është detyrë e të gjithëve, por sidomos e mediave dhe portaleve, të tregojnë përmbajtje, ndjeshmëri dhe përgjegjshmëri.

Publikimi ose shpërndarja e imazheve grafike nuk informon, por vetëm shton dhimbjen e atyre që po përballen me një humbje të pa riparueshme dhe e kthen botën e informacionit në një spektakël.

Respekti për dinjitetin njerëzor dhe dhimbjen e atyre që preken drejtpërdrejt duhet të jetë mbi çdo sensacionalizëm apo klik. Le të tregojmë solidaritet, humanizëm dhe mëshirë në një ditë kaq tragjike si kjo."

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion