“Kryeministri e ka kuptuar shumë mirë”/ Aktivisti: Protestat s’po i mban më vendi, diaspora do të kulmojë më 4 korrik

Aktualitet

“Kryeministri e ka kuptuar shumë mirë”/ Aktivisti:

Një nga organizatorët e protestës Klajdi Bello, i ftuar në nje studio televizive tha se qeveria është totalisht e delegjitimuar në të gjitha prizmat dhe se qytetarët po mobilizohen për mbrojtjen e identitetit kombëtar. Bello tha se prej 26 ditësh është krijuar një frymë e re qytetare, e cila, ka rikthyer shpresën te shqiptarët.

Ai akuzoi qeverinë për përdorimin e mekanizmave intimidues ndaj aktivistëve, duke deklaruar se përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi për dëmin që i është shkaktuar vendit. Aktivisti tha se problemi më i madh me të cilin përballet Shqipëria është shpopullimi dhe largimi i të rinjve, i profesionistëve dhe i fuqisë punëtore.

Në fjalën e tij ai iu referua edhe një postimi të kryeministrit në rrjetet sociale, duke pretenduar se reagimi ndaj aktivistëve tregon se protestat po japin efekt. Deklarata përfshiu edhe kritika ndaj Presidentit të Republikës, për të cilin u tha se “historia do ta tallë”, ndërsa lëvizja u përshkrua si një “lëvizje gandiste”, që synon ndryshimin përmes rezistencës paqësore.

“Qeveria është totalisht e deligjitimuar në të gjitha prizmat. Shqiptarët kishin humbur besimin se mund të shkonim përtej partive, por tashmë prej 26 ditësh ka një frymë kombëtare dhe sot kemi dalë për identitetin kombëtar.

Për mekanizmat intimiduese që po bën, do të përballen për të gjithë dëmin që i ka bërë kombit. Plaga më e madhe është shpopullimi, truri dhe krahu i punës. Ishte vrarë shpresa dhe sot shqiptarët u ngritën si feniksi. Ai postim që kryeministri e mori dhe godet aktivistët tregon se po i bëjmë gjërat në mënyrën e duhur.

Historia do ta talli presidentin sepse është një kukull. Kjo është një lëvizje gandiste, kemi rikthyer dhe ringjallur shpresën, nuk ka më frikë. Kryeministri e ka kuptuar shumë mirë dhe po ashtu bashkëpunëtorët e tij në krim.

Tatimet dhe patronazhistët janë aty për të goditur, ka njerëz nga administrata që iu ka ardhur në majë të hundës. Është mahnitëse sesi të huajt më flasin me detaje për atë që po ndodh në Shqipëri, kjo është kthyer në filozofi që popujt duhet të ngrihen. Organizimi i diasporës do të kulmojë më 4 korrik, ata s’po i mban më vendi”, tha Bello.

ME TE LEXUARAT