Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci në SPAK, lë pas dy orësh ambientet e Prokurorisë së Posaçme

Aktualitet

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci në SPAK, lë pas dy orësh

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është paraqitur sot në SPAK dhe pas dy orësh, ka dalë nga ambientet e saj, raporton Anila Hoxha.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme zgjati në Korrik afatet e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës.

Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, më 23 tetor 2024. Ndërkohë, më 23 prill të 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist.

Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjetik (projekt kërkimor).

Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender abuziv janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë, me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave.

Pasi la ambientet e SPAK, Beci nuk dha asnjë koment për gazetarët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion