Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, avokati i Elvis Muratajt: Nuk ishte në makinën që u përdor për ekzekutimin

Aktualitet

Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, avokati i Elvis Muratajt: Nuk

Procesi gjyqësor për vrasjen e Ardit Spahiut, ngjarje e ndodhur më 27 nëntor 2020 në Molenbeek të Belgjikës, ka vijuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Bruksel.

Romain Delcoigne, avokati që mbron një prej të akuzuarve, Elvis Murataj, paraqiti një sërë provash për të demonstruar se klienti i tij nuk ishte në automjetin “Golf GTI” që u përdor në ekzekutimin e Spahiut, shkruajnë mediat belge.

Ndërkaq, avokati tjetër mbrojtës, Quentin Mayence vuri në dyshim përshkrimet e dëshmitarëve, provat e ADN-së dhe komunikimet e përgjuara përmes Sky ECC dhe shtoi se përshkrimi fizik i bërë nga dëshmitarët për tre personat që ndodheshin në makinë, është i papajtueshëm me profilin e Elvis Muratajt.

Në fillim të gjyqit, Elvis Murataj u akuzua si autori i vrasjes, por avokatët thanë se Murataj nuk ka pasur asnjë rol në atentatin ndaj Spahiut.

Flobenc Mecja dhe Endrit Sadedini, të akuzuar si dy personat e tjerë të armatosur në "komando", mungojnë në këtë gjyq, ndryshe nga Elvis Murataj. Ata janë të burgosur në Shqipëri në lidhje me raste të tjera.

Të premten, mbrojtja e Elvis Muratajt iu drejtua logjikës së jurisë. Ata kërkuan lirimin e tij nga akuzat për përfshirjen e tij në vrasjen e Ardit Spahiut, i cili u vra me 18 plumba nga dy armë zjarri.

Elvis Murataj është i pandehuri i katërt që kërkon lirim nga akuzat për shkak të mosbesueshmërisë së provave të paraqitura nga prokuroria, pas Elton Rocit, Blerim Mamutaj dhe Franc Çopjas/Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion