“Krijesë e shpifur”/ Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO, të akuzuarit i kundërvihen, tensione të larta në seancën gjyqësore
Është duke u zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), seanca gjyqësore për të akuzuarit e operacionit “Plumbi i Artë”.
Së seancë ka qenë i pranishëm edhe i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ka dhënë dëshminë e tij. Mirëpo kur ai po jepte dëshminë, në seancë ka pasur tensione, gjë që ka bërë që gjyqi të ndërpritet.
Një nga të akuzuarit, Petrit Qoli ka “shpërthyer” ndaj Dumanit, duke e quajtur “krijesë të shpifur”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Nuredin Dumani është krijesa më e shpifur njerëzore që kam njohur në 53 vitet e jetës sime”, ka thënë ai me tone të larta në seancë.
Burime për media bëjnë me dije se në seancë Nuredin Dumani ka dhënë dëshminë për grabitjet e kambistëve në Elbasan, Kavajë dhe Durrës, teksa ka thënë se këto grbaitje janë bërë në bashkëpunim me Talo Çelën dhe persona të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.
Kujtojnë që operacioni “Plumbi i artë”, goditi disa grupe kriminale për shkak të dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.
Konkretisht nga dëshmia e tij dolën emrat: Henrik Hoxha, Skerdi Tasi, Enver Diva, Besian Xhixha, Erion Alibej, Florenc Çekrezi, Elvis Koçi (Çaushllari), Ilirian Feci, Asllan Plaku, Ardian Uzuni, Altin Ndoci, Gentian Sharra, Agron Qoli, Petrit Qoli, Fatos Gosa, Agron Qafa, Agim Gjini, Xhulian Hoxha dhe Albert Pashaj.