Kreu ndërhyrje në monumentin e kulturës “Ura e Vashës” dhe ndërtoi pa leje një objekt pranë saj, pranga 44-vjeçarit në Klos

Aktualitet

Kreu ndërhyrje në monumentin e kulturës “Ura e

Një 44-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë, pasi dyshohet se ka kryer ndërhyrje në monumentin e kulturës ‘Ura e Vashës’ në Klos.

Po ashtu, shtetasi me iniciale M.S., ka ndërtuar pa leje një objekt pranë urës.

Njoftimi i policisë:

Kreu ndërhyrje në monumentin e kulturës “Ura e Vashës” dhe ndërtoi pa leje një objekt pranë saj, arrestohet 44-vjeçari.

Në vijim të punës dhe kontrolleve të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 44 vjeç, banues në fshatin Fshat, Klos.

Ky shtetas dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i veprave kulturore” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kap në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa u pajisur me lejen përkatëse, si dhe duke kryer ndërhyrje dhe punime të paligjshme në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”.

Monitorimi i territorit për goditjen e paligjshmërive vijon.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion