Kreu i SPAK Klodian Braho dhe 2 prokurorë të Posaçëm nisin vizitën e parë zyrtare në SHBA

Aktualitet

Kreu i SPAK Klodian Braho dhe 2 prokurorë të Posaçëm nisin

Kreu i SPAK, Klodjan Braho dhe dy shefat e seksioneve për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, Dorina Bejko dhe Vladimir Mara, ndodhen në SHBA për një vizitë disa ditore.

Sipas burimeve bëhet e ditur se prokurorët e posaçëm janë ftuar për të zhvilluar disa takime të niveleve të ndyshme në SHBA me zyrtarët amerikanë.

Kjo është vizita e parë e Brahos në SHBA, pasi është zgjedhur në krye të SPAK. Lufta kundër krimit të organizuar dhe në veçanti trafikut të kokainës është një nga prioritetet e SHBA-ve.

Në këtë drejtim SPAK ka bërë disa goditje, por SHBA ka pritshmëri më të mëdha në luftën kundër krimit nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Kjo vizitë vjen pas kontakteve dhe vizitave të mëparshme zyrtare të ish-drejtuesit të SPAK, Altin Dumanit, në Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë shërbyer për forcimin e bashkëpunimit me partnerët amerikanë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion