Krerët e bandës, dy shqiptarë! Çmontimi i grupit të trafikut të drogës në Itali, ja si e maskonin aktivitetin me ...

Aktualitet

Krerët e bandës, dy shqiptarë! Çmontimi i grupit të

Zbardhen detaje të reja sa i përket operacionit të djeshëm në Itali ku u çmontua grupi italo-shqiptar i trafikut të lëndëve narkotike.

Hetimi ka zbuluar se grupi ishte shumë më i madh nga sa pritej paraprakisht, ndërsa krerët e grupit janë identifikuar si dy shtetas shqiptarë që jetonin midis Castelfiorentino dhe Colle Val d’Elsa, të cilët krijuan strategji dhe kanale furnizimi, vende ndalimi dhe magazinimi, çmimet e shitjes së drogës, si dhe marrësit e tyre.

Kontaktet e tyre të besuara menaxhonin depot e drogës, transferimin e narkotikëve dhe ishin përgjegjës për përgatitjen e dërgesave që do t’u dorëzoheshin klientëve, duke marrë të ardhurat nga shitjet.

Disa nga të dyshuarit ishin të punësuar zyrtarisht si shoferë furgonësh/korrierë për “kompani transporti rrugor të mallrave për palë të treta” dhe e shfrytëzuan këtë punë për të simuluar shpërndarjen e produkteve duke përdorur qese plastike transporti për të fshehur sasitë e drogës që do t’u dorëzoheshin klientëve

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion