Kremi i diellit shpëton turisten, 38-vjeçari doli nga deti i zhveshur dhe tentoi ta përdhunonte

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Greqi, ku një 38-vjeçar tentoi të përdhunonte një turiste në bregdet. Ngjarja ka ndodhur në plazhin Kakovatos, Ilia, ku një 50-vjeçare përjetoi momente tmerri pasditen e së martës.
Siç raportojnë mediat greke, 50-vjeçarja ishte duke marrë rreze dielli, teksa një 38-vjeçar doli nga deti krejtësisht i zhveshur dhe i është drejtuar turistes, e cila u përpoq ta shmangte.
Ai u përpoq ta mbante me forcë gruan, por për fat të mirë për të, kremi mbrojtës nga dielli që ajo kishte lyer në trup bëri që ajo t'i rrëshqiste nga duart 38-vjeçarit.
Gruaja arriti të shpëtonte dhe filloi të vraponte për të shpëtuar. Po ashtu, edhe 38-vjeçari iku, duke u përpjekur të shpëtonte, megjithëse u arrestua vetëm pak orë më vonë. Sipas informacioneve, ai akuzohet për fyerje të dinjitetit seksual dhe dhunë të paligjshme.


