KPK e konfirmon në detyrë, gjyqtaria e Beratit ndan gëzimin me bashkëshortin dhe i dhuron një puthje

Aktualitet

KPK e konfirmon në detyrë, gjyqtaria e Beratit ndan gëzimin me

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë ditën e sotme gjyqtaren e Beratit, Adelajda Gjuzi.

Lumturinë për këtë vlerësim, e ndau menjëherë më bashkëshortin e saj të cilit i dhuroi një puthje pa hezitim.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Gjyqtaria mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës së saj, ndërsa për profesionalizmin u relatua se nuk ishin konstatuar shkelje të rënda procedurale.

Gjatë seancës dëgjimore të cilën zhvilloi ditën e enjte, Gjuzi dha shpjegime lidhur me dhurimet e kryera nga prindërit e bashkëshortit si dhe për dy garazhe të blera nga vjehrri, për të cilat u ngritën dyshime se mund të jenë prona të fshehura por Gjuzi e kundërshtoi këtë konstatim.

Adelajda Gjuzi përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Beratit. Gjatë periudhës 2014-2015, Gjuzi ka punuar si ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë dhe është kthyer më pas në Berat në funksionin e gjyqtares.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion