KPA ndryshon vendimin e KPK-së, shkarkon nga detyra prokurorin e njohur të Durrësit (EMRI)

Aktualitet

KPA ndryshon vendimin e KPK-së, shkarkon nga detyra prokurorin e njohur

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot në mënyrë unanime shkarkimin e prokurorit Gëzim Çopa për balanca të mëdha negative të pasurisë, duke rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e pati konfirmuar në detyrë më 22 shkurt 2024.

Gëzim Çopa filloi punë si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës në vitin 2005 dhe më pas në vitet 2009-2014 punoi në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI në detyrën e ndihmës inspektorit dhe më pas si sekretar i Përgjithshëm.

Ai është emëruar prokuror në vitin 2015, fillimisht në Pukë dhe më pas në Prokurorinë e Kavajës. Aktualisht e ushtronte funksionin në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm të Durrësit.

Njoftimi i KPA:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 18/2024, datë 24.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 738, datë 22.02.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gëzim Çopa.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 738, datë 22.02.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Gëzim Çopa. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 16.12.2025, në Tiranë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion