Korrupsion zgjedhor/ I dënuar me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë për …

Aktualitet

Korrupsion zgjedhor/ I dënuar me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i dënuar me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs, duke kërkuar prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm.

Relator i çështjes është caktuar gjyqtari Genti Shala, ndërsa rekursi pritet të shqyrtohet në vijim nga Gjykata e Lartë.

Pas vendimit të Apelit të Posaçëm, Memolla u vetëdorëzua në polici dhe më pas u transferua në institucionin e vuajtjes së dënimit në Rrogozhinë, ku po kryen aktualisht dënimin. Pas arrestimit të tij, drejtimi i bashkisë i është besuar përkohësisht një kryetari të komanduar.

Hetimet ndaj tij nisën pas një audio-përgjimi të publikuar më herët, ku ai dëgjohej duke ndërhyrë te një punonjës i OSHEE-së për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion