Korçë/ Tjetërsuan procesverbalet lidhur me një aksident, pezullohen dy policë dhe një oficer
Lajmifundit
/
11 Korrik 2023, 14:33
Aktualitet

Pezullohen 3 punonjës policie. Burime bëjnë me dije se me vendim gjykate janë pezulluar 2 policë dhe një oficer, të tre pjesë e sektorit të qarkullimit rrugor.
Sipas informacioneve mësohet se 3 punonjësit kanë tjetërsuar procesverbalet lidhur me një aksident të ndodhur.
Hetimi ka zgjatur rreth 2 muaj, ndërsa priten informacionet zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore të cilët kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës së Korçës.
Raportohet se janë kryer përgjime telefonash dhe përgjime ambjentale, si prova kryesore nga prokuroria për të provuar akuzën. Së shpejti pritet edhe një njoftim zyrtar.


