Korca vesh ‘fustanellën’ e bardhë dhe rikthen dimrin në mes të pranverës. Vendi ‘mbërthehet’ nga bora

Aktualitet

Korca vesh ‘fustanellën’ e bardhë dhe rikthen dimrin

Edhe pse kemi hyrë në stinën e pranverës, Qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës me intensitet mesatar.

Në rrugën e Dardhës, trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 cm ndërsa në aksin rrugor Korçë-Ersekë, konkretisht në Qafën e Qarrit reshjet kanë arritur deri në 7 cm.

Pastrimi i rrugëve është bërë i mundur nëpërmjet borëpastruesve dhe kriposjes dhe nuk paraqiten probleme.

Njoftimi:

Ne Qarkun Korçe gjate nates ka patur rreshje shiu/debore me intesitet deri mesatar .
Temperaturat ne vlerat -2 grade deri +1 grade.
Ne rrugen e Dardhes rreshje debore ,km 5 – km14. trashesia e debores nga 5 cm -10 cm.

Ne segmetin rrugor Qafa e Qarrit, aksi Korce-Erseke, rreshje debore trashesia 3cm – 7cm
Ne rrugen Korçe-Voskopoje rreshje shiu/debore e shkrire.
U punua me mjete B.Pastruese per pastrim dhe kriposje.

Ne akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme dimerore ne rruge.
Moti eshte i vrenjtur me parashikime per rreshje.

Kontraktoret njane ne gadishmeri per Mirembajtje Dimerore dhe per Mirembajtje Emergjente.
Sektori M Rruga Korçe

ME TE LEXUARAT