Kontrollet për hetimin pasuror, Gjykata e Lartë shtyn vendimin mbi rekursin e Veliajt dhe bashkëshortes!

Aktualitet

Kontrollet për hetimin pasuror, Gjykata e Lartë shtyn vendimin mbi

Gjykata e Lartë ka shtyrë shqyrtimin e rekursit të paraqitur nga Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxa. Siç ka bërë me dije gjyakta përmes një njoftimi, një nga tre gjyqtarët e caktuar për shqyrtimin e çështjes ka kërkuar të tërhiqet për shkaqe papajtueshmërie. Seanca ishte planifikuar të zhvillohej më 6 mars, ndërsa ëshë shtyrë për një datë tjetër. 

Veliaj dhe Xoxa kundërshtojnë kontrollet e kryera në banesat dhe bizneset e tyre në dhjetor të vitit të kaluar. Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqiten në derën e shtëpisë së kryetarit të Bashkisë Tiranë me një autorizim nga gjykata për të ushtruar kontroll.

Oficerët qëndruan për dy orë në godinën e pallatit të kryebashkiakut në zonën e njohur si “Kodra e Diellit” dhe sekuestruan telefonin e gruas së tij Ajola Xoxa. Më pas ata kontrolluan për disa orë dhe zyrat e qendrës Harabel në zonën e ish-Bllokut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion