Tentoi të flijohej duke pirë helm për minj, një person në rrezik për jetën në spitalin e Vlorës!

Aktualitet

Tentoi të flijohej duke pirë helm për minj, një person

Një person është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, pasi dyshohet se ka tentuar flijimin duke konsumuar një sasi helmi.

Ngjarja ka ndodhur sot (10 shtator) në lagjen “Topana”. Nga hetimet paraprake rezulton se ai ka konsumuar helm për minj dhe ndodhet në rrezik për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe ambulanca, ndërsa personi është marrë për ndihmë mjekësore. Priten të dhëna të tjera më të detajuara nga Policia për dinamikën dhe shkaqet.

Ndërkohë, kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat, kurse mjekët po përpiqen ta shpëtojnë nga vdekja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion