Kongresi miraton rezultatin, Kamala Harris shpall fitoren e Donald Trumpit në zgjedhje e 5 nëntorit

Aktualitet

Kongresi miraton rezultatin, Kamala Harris shpall fitoren e Donald Trumpit

Kamala Harris ka shpallur fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, pas certifikimit të rezultatit nga Kongresi.

“Gjendja e votës për presidentin e Shteteve të Bashkuara, siç i është dorëzuar presidentit të Senatit, është si vijon: numri i plotë i zgjedhësve të caktuar për të votuar për presidentin e Shteteve të Bashkuara është 538. Brenda këtij numri të plotë, shumica është 270. Votat për president të Shteteve të Bashkuara janë si më poshtë: Donald J Trump i shtetit të Floridës ka marrë 312 vota”, tha Harris.

Pas fjalës së saj, duartrokitje të forta shpërthyen nga republikanët. Më pas Harris vijoi fjalën duke njoftuar edhe votat që mori ajo vetë në këtë përballje me Trump.

“Kamala D Harris e shtetit të Kalifornisë ka marrë 226 vota,” tha ajo më pas, duke nxitur brohoritje nga demokratët.

 

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion