Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë/ Mblidhen 600 personalitete të drejtësisë, zbardhet agjenda

Aktualitet

Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë/ Mblidhen 600 personalitete

Shqipëria pritet të jetë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare për drejtësinë gjatë tre ditëve, nga 6 deri më 8 maj, kur në Tiranë dhe më pas në Berat do të zhvillohet “Kongresi Botëror i Ligjit”.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë rreth 600 personalitete të fushës së jurisprudencës nga vende të ndryshme të botës. Ky takim konsiderohet si sesioni hapës i Kongresit Botëror të Drejtësisë, i planifikuar të mbahet në Shqipëri në vitin 2027, ku pritet pjesëmarrja e rreth 5 mijë gjyqtarëve dhe krerëve të shteteve, si dhe dhënia e një çmimi ndërkombëtar të drejtësisë, shpesh i cilësuar si “Nobeli i drejtësisë”.

Gjatë tre ditëve të aktivitetit, që përkon edhe me Javën e Drejtësisë dhe kulmon më 10 maj, do të organizohen takime dhe tryeza diskutimi mbi reformën në drejtësi dhe zhvillimet në sistemin gjyqësor.

Më 6 maj është parashikuar dhënia e titullit “Honoris Causa” për disa personalitete të drejtësisë shqiptare dhe të huaj. Ndërsa në datat 7 dhe 8 maj, punimet do të drejtohen nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ku do të diskutohen arritjet e reformës në drejtësi dhe sfidat që mbeten përpara.

Një nga temat kryesore të debatit do të jetë edhe procesi i Vettingut, i cili ka zgjatur afro nëntë vite dhe pritet të ketë një fazë përmbyllëse gjatë muajit qershor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion