Konflikti në familje në Vlorë/ Dhu'noi bashkëshorten 61 vjeç me sende të forta, arrestohet i moshuari

Aktualitet

Konflikti në familje në Vlorë/ Dhu'noi bashkëshorten 61

Policia e Vlorës ka arrestuar një 71 vjeçar.

Mëngjesin e kësaj të enjte, pas një konflikti për motive të dobta, i moshuari ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij 61 vjeç.

Gruaja është transportuar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

“U arrestua shtetasi S. M., 71 vjeç, pasi dyshohet se, mëngjesin e sotëm, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, ka goditur me send të fortë bashkëshorten e tij, shtetasen E. M., 61 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion