Konflikti me armë mes 7 personave në Institut, Policia zbardh DINAMIKËN e ngjarjes! Shpallen në kërkim 4 persona

Aktualitet

Konflikti me armë mes 7 personave në Institut, Policia zbardh

Autoritetet kanë zbardhur dinamikën e ngjarjes së regjistruar ditën e djeshme në zonën e Institutit në kryeqytet. Policia e Tiranës ka bërë me dije se në konfliktin e dhunshëm janë përfshirë 7 persona, 1 i arrestuar në flagrancë, 2 të proceduar në gjendje të lirë dhe 4 të tjerë të shpallur në kërkim.

Konkretisht është arrestuar shtetasi Y. C., 30 vjeç i akuzuar për “Armëmbajtje pa leje”; procedohen penalisht shtetasit M. M., dhe M. S., për “Plagosje me dashje” dhe “Kanosje”; janë shpallur në kërkim vëllezërit S. Rr., 22 vjeç dhe E. Rr., 25 vjeç, dhe shtetasit R. D., 18 vjeç dhe V. H., 27 vjeç.

Konflikti mes këtyre personave ka nisur për motive të dobëta e më pas ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit si dhe përdorimin e sendeve të forta. Në vendin e ngjarjes u sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë, municion luftarak dhe 3 automjete.

“Policia e Tiranës ka përfunduar operacionin e koduar “Fast Reaction”, për zbardhjen e konfliktit me armë të ndodhur një ditë më parë në zonën e Institutit.

Si rezultat, janë identifikuar 7 persona të përfshirë, nga të cilët një është arrestuar në flagrancë, dy janë proceduar në gjendje të lirë dhe katër janë shpallur në kërkim.

Shtetasi Y. C., 30 vjeç, u arrestua për armëmbajtje pa leje, ndërsa M. M. dhe M. S. u proceduan për plagosje të lehtë me dashje dhe kanosje. Në kërkim janë shpallur vëllezërit S. Rr., 22 vjeç dhe E. Rr., 25 vjeç, si dhe shtetasit R. D., 18 vjeç dhe V. H., 27 vjeç.

Nga hetimet paraprake, rezulton se konflikti nisi për motive të dobëta, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri, si dhe janë përdorur sende të forta.

Në vendin e ngjarjes u sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë, municion luftarak dhe 3 automjete”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

ME TE LEXUARAT