Konflikt në hyrje të Kalasë së Tiranës, 39-vjeçari plagoset me mjet prerës

Aktualitet

Konflikt në hyrje të Kalasë së Tiranës,

Një konflikt ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Kalasë së Tiranës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 në zonën e pedonales dhe i lënduar me mjet prerës ka mbetur shtetasi me iniciale B. D., rreth 39 vjeç.

Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spiral dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

“Rreth orës 18:15, në hyrje të Kalasë së Tiranës, në zonën e pedonales, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. D., rreth 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT