Konfirmohet “Murtaja Afrikane e Derrave” në Lezhë, Ministra e Bujqësisë merr masat

Aktualitet

Konfirmohet “Murtaja Afrikane e Derrave” në Lezhë,

Është konfirmuar në Shqipëri “Murtaja Afrikane e Derrave”. Lajmin e ka bëërë me dije Ministria e Bujqësisë.

Në njoftim bëhet me dije se në datën 25 Dhjetor 2024, nga veterineri zyrtar i shërbimit për Njësinë Administrative Shëngjin, është konstatuar se në fshatin Ishull – Lezhë tek fermeri Vitor Zef me 71 krerë derra ka patur ngordhje në 8 krerë. Në datën 26 Dhjetor 2024 është konstatuar ngordhjen edhe të 7 krerëve të tjerë.

Menjëherë është kryer groposoja e kafshëve të ngordhura, disinfektimi i mjedisit, si dhe janë marrë kampione zyrtare (karkasë dhe organe), të cilat u dërguan në ISUV me fletë shoqërimi për dyshim të sëmundjes së Murtajës Afrikane të Derrave, sipas protokollit të përcaktuar.

Ferma e cila është vënë menjëherë në mbikqyrje veterinare ka qënë në zonën e survejancës 10 km me vatrën në malin e Rrencit. Është kontrolluar 3-herë gjatë periudhës se karantinës në datat 27.11.2024 dhe në datat 02.12.2024 dhe 09.12.2024, nga ku është konstatuar gjendje e mirë shëndetësore e kafshëve në fermë.

Si masë paraprake është marrë edhe ndalimi i shitjes dhe tregtimit të derrave të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla, në territorin e Bashkinë Lezhë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion