Komisioni i Ankimit në Polici shqyrton 25 kërkesa të efektivëve, zbut masat për drejtuesit e ‘Bluve’

Aktualitet

Komisioni i Ankimit në Polici shqyrton 25 kërkesa të

Komisioni i Ankimit në Policinë e Shtetit, i mbledhur këtë të martë ka ndryshuar vendimin fillestar të Standardeve Profesionale të dhënë pak javë më parë për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës.

Për ish-drejtorin Altin Mena, burime bëjnë me dije se është vendosur shtyrje gradimi për 3 muaj, duke rrëzuar masën e parë që ishte ulje në gradë për 5 vjet.

Po ashtu, për zëvendësdrejtorin për rendin, Taulant Gjoka, u vendos shtyrje afati gradimi për 6 muaj, duke rrëzuar vendimin fillestar për përjashtim nga policia.

Përjashtim fillimisht pati edhe për shefin e Komisariatit të Lezhës, Oltion Gjoni, por Komisioni i Ankimit vendosi ta rrëzojë, duke dhënë vendim shtyrje afati gradimi për 1 vit.

Edhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Fierit, Oliger Torba, komisioni rrëzoi masën e parë për ulje grade, duke vendosur përfundimisht vetëm vërejtje.

Këtë të martë, komisioni shqyrtoi rreth 25 ankesa nga punonjës të ndryshëm policie, për të cilët ishin firmosur masa të ndryshme./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion