Kolonjë, gjendet i pajetë në rezervuar 33-vjeçari
Lajmifundit
/
17 Qershor 2024, 08:40
Aktualitet

Gjendet i pajetë në rezervuarin e fshatit Kagjinas një person. Mësohet nga burimet se viktima është një 33 vjeçar me inicialet E.B., nga fshati Borovë.
Dyshohet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Nuk dihet nëse 33 vjeçari ka dashur të vetëmbytet apo është futur në ujë për tu larë dhe ka pësuar infarkt.
Pritet të kryhet autopsia për të zbuluar shkaqet e vdekjes.


