Kokaina në kontejnerin e bananeve, Gjykata lë në burg administratorin e kompanisë Alba Exotic Fruit

Aktualitet

Kokaina në kontejnerin e bananeve, Gjykata lë në burg

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme ka lënë në burg sërish Bajron Gumenin, administratorin e kompanisë së bananeve, ku u sekuestrua droga.

Aksioni i policisë u bë në korrik, ku u kapën 11 kilogramë kokainë në kontejnerin ku kompania e Gumenit kishte porositur një ngarkesë me banane.

Kujtojmë se përgjatë këtyre ditëve, janë sekuestruar edhe 2 sasi të tjera kokaine në kontejnerët e kësaj kompanie, ndërsa në kërkim për këtë dosje vazhdon administratori tjetër i Alba Exotic Fruit. 

Mësohet se gjatë seancës, pala mbrojtëse nuk ka pranuar akuzat ndërsa gjatë seancës ka pasur edhe debate në lidhje me trensferimin e çëshjes nga Durrësi, e cila shpalli moskompetencë dhe e kaloi në SPAK.

Trupa e GJKKO ka vendosur që hetimet të ndiqen nga SPAK për shkak se ka dyshime dhe prova të besueshme që kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal.

ME TE LEXUARAT