Koha përmirësohet të dielën, njihuni me parashikimin e motit për fundjavën

Aktualitet

Koha përmirësohet të dielën, njihuni me parashikimin e motit

Paqëndrueshmëria atmosferike që ka përfshirë vendin tonë do të vijojë deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë.

Reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë. Në relievet malore në verilindje reshje bore me intensitet të ulët.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, permirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike pritet për diten e diel, ku moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh.

Era pritet të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina deri në 16-20m/sek.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion