Klononin kartat bankare të shtetasve të huaj, si u zbuluan 2 të rinjtë

Aktualitet

Klononin kartat bankare të shtetasve të huaj, si u zbuluan 2 të

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me operacionin e koduar ‘Smartphone’, ku u arrestuan dy të rinj. Hetimet nga ana e policisë kishin nisur 4 muaj më parë kur një kompani celulare kishte denoncuar rastin e një transaksioni bankar.

Qirakjo Topi dhe Irgen Basha akuzohet se përmes një sistemi elektronik kanë mundur që të klonojnë karta që shtetas të huaj i përdornin për blerje online. Ndërkohë, Bezat tha se dëmi i përllogaritur deri më tani për një kompani është rreth 33 milionë lekë.

Po ashtu po hetohet edhe nëse ka kompani të tjera që kanë rënë pre e mashtrimit. Të rinjtë, me kartat e shtetasve të huaj blinin pajisje në kompani celulare, dhe më pas i ndryshonin atyre destinacion. Mes të tjerash dyshohet se bashkëpunëtorë janë 5 shtetas të tjerë, 2 prej tyre të huaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion