Kjo është makina luksoze me vlerë 100 mijë euro që u sekuestrua sot në Fier

Aktualitet

Kjo është makina luksoze me vlerë 100 mijë euro që u

Nje automjet me vlere 100 mijë euro eshte sekuestruar nga Policia ne Fier diten e sotme.

Lajmi u be me dije nga policia e cila ka goditur nje grup personash qe vidhnin automjete luksoze, në Zvicër dhe më pas i trafikonin në Shqipëri, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.

Sekuestrohet 1 automjet luksoz, tip "Benz", prodhim i viteve të fundit, me vlerë rreth 100 000 euro.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Mbështetjen Operacionale, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se disa shtetas, të organizuar si grup, vidhnin automjete në Zvicër dhe më pas i trafikonin në Shqipëri, kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar dhe shpalljen e tyre në kërkim.

Konkretisht, u shpallën në kërkim shtetasi shqiptar A. M., 36 vjeç, shtetasi rumun V. C., 37 vjeç dhe 2 shtetasit malazez, S. H., 32 vjeç dhe S. H., 27 vjeç. Vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vidhnin automjete në Zvicër dhe më pas falsifikonin dokumentet e automjeteve, për t’i trafikuar në Shqipëri, me qëllim shitjen.

Policia ka sekuestruar 1 prej automjeteve të vjedhura nga këta shtetas dhe vijon punën për gjetjen dhe sekuestrimin e automjeteve të tjera të vjedhura dhe të trafikuara në Shqipëri, nga ky grup.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të metejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion