Kishte llogari në një faqe online, i përdorte lekët për vënie bastesh sportive, arrestohet 26-vjeçari

Aktualitet

Kishte llogari në një faqe online, i përdorte lekët për

Një 26 vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi kishte llogari me rreth 500 mijë lekë në një faqe online që i përdorte për vënie bastesh sportive.Njoftimi i Policisë:

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar "Game over 3", kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Kishte një llogari me rreth 500 000 lekë, në një faqe online, të cilat i përdorte për vënie bastesh sportive, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 26-vjeçari.

Sekuestrohet celulari i tij.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që vinte ilegalisht baste sportive, me celular, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, finalizuan operacionin policor të koduar "Game over 3".

Gjatë operacionit u vu në pranga, autori i dyshuar i kësaj veprimtarie të kundërligjshme, shtetasi Nikolin Myrto, 26 vjeç, banues në Roskovec.

Nga kontrolli i celularit të këtij shtetasi, u konstatua se nëpërmjet një llogarie në një faqe online, lëvronte rreth 500 000 lekë të rinj, për vënie bastesh sportive, në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion