Kishin vjedhur një makinë, shqiptarët luftë me policinë greke në Athinë (VIDEO)

Aktualitet

Kishin vjedhur një makinë, shqiptarët luftë me policinë
I ka ngjarë një skene “Far West” ndjekja e grabitësve shqiptarë ditën e sotme në Athinë. Mediat greke raportojnë se katër ditë më parë ata kishin vjedhur një makinë ndërkohë që sot tentuan të grabisin një dyqan nën kërcënimin e armës.

Ata sulmuan oficerët e policisë për të shmangur arrestimin. Pas ndjekjes që zgjati për të paktën 20 minuta, grabitësit u vunë në pranga.

Njëri nga oficerët e policisë tregoi detaje në lidhje me ndjekjen: “Njëri prej tyre hodhi kolegun tim nga motori, si rezultat i së cilës iu rrezikua jeta”, u shpreh ai.


Policia greke ka siguruar edhe pamjet e sigurisë së dyqanit ku ndodhi grabitja ku njëri prej shqiptarëve i drejton armën shitëses dhe e kërcënon që t’i japë paratë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion