Kishin përshtatur disa ambiente për baste sportive online, arrestohen 6 persona në Tiranë

Aktualitet

Kishin përshtatur disa ambiente për baste sportive online, arrestohen

Pas një hetimeve nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", është finalizuar operacioni policor i koduar "Bad Spin 5", i cili ka çuar në zbardhjen e aktivitetit të paligjshëm të organizimit të basteve sportive online në Tiranë.

Bazuar në inteligjencën policore, gjatë këtij operacioni janë identifikuar disa shtetas që organizonin dhe përshtatnin ambiente për zhvillimin e lotarive të palejuara në zona të ndryshme të kryeqytetit. Nëpërmjet kontrolleve të ushtruara, janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas të implikuar në këtë aktivitet kriminal: D. F., E. B., L. Q., A. D., A. D., dhe F. C., të gjithë banues në Tiranë.

Po ashtu, gjatë operacionit, u proceduan në gjendje të lirë një 17-vjeçar dhe shtetasi E. T., të cilët ishin gjithashtu të përfshirë në këtë veprimtari.


Si prova materiale, policia sekuestroi 6 aparate celulare dhe 1 njësi kompjuterike që i përkisnin personave të arrestuar.

Materialet e çështjes i kaluan prokurorisë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimim dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja" operacioni policor i koduar "Bad spin 5".

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 6 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:

D. F., E. B., L. Q., A. D., A. D., dhe F. C., të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë një 17-vjeçar dhe shtetasi E. T.

6 aparatet celulare të këtyre shtetasve dhe 1 njësi kompjuterike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan prokurorisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion