Kishin hapur portal për të denigruar drejtuesit e Policisë, kush është Kushtrim Selimi dhe gazetari i arrestuar

Aktualitet

Kishin hapur portal për të denigruar drejtuesit e Policisë, kush

Personat që shihni në foto janë gazetari Ervis Hasanaga dhe shefit të sektorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi i cili është shpallur në kërkim.

Gjithshtu në pranga ra edhe punonjësja e AMP, Regina Omeri.

Shefi i Sektorit në AMP, Kushtrim Selimi përmes portalit që kishte hapur me zyrtaren tjetër të AMP Rexhina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupin, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rremë.

Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor.

Në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për ti vendosur gjoba.

Denoncimi është bërë nga disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime.

 

ME TE LEXUARAT