“Kishe bërë marrëveshje të fshehtë me Vuçiçin”, opozita akuza Kurtit: Barrikadat u hoqën në këmbim të…

Aktualitet

“Kishe bërë marrëveshje të fshehtë me

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për një marrëveshje të fshehtë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç për heqjen e barrikadave.

Në konferencën për media ai tha se në këmbim të heqjes së barrikadave, Qeveria ka liruar ish-policin serb Dejan Pantiç, i cili dyshohet për terrorizëm.

“Është evidente se kryeministri Albin Kurti ka pasur një marrëveshje të fshehtë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për heqjen e barrikadave, duke rënë dakord për lirimin e Dejan Pantiçit, i akuzuar për terrorizëm

“Që ka negociata të fshehta është e dukshme. Lirimi i Pantiçit dhe Nedelkoviçit dje nuk ishte rastësi, nuk ishte rastësi as amnistia e grupeve kriminale, marrëveshja e kësaj qeverie për lirimin e banditëve të vendit tonë dhe mos ndjekjen e tyre, sepse duket se kjo ishte një shlyerje për largimin e barrikadat”, tha Krasniqi.

Qasja e gabuar në raport me partnerët ndërkombëtarë dhe mbi të gjitha papërgjegjshmëria e tij për të përmbushur detyrimet e tij ligjore dhe kushtetuese, kanë sjellë një situatë të turpshme për vendin tonë, ku presidenti i Serbisë po na tregon nga Rashka se si dhe çfarë do të ndodhë në veri të territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

 

 

 

ME TE LEXUARAT