“Kioskat”/ Zbardhen 12 raste vjedhjesh në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari me precedent penal

Aktualitet

“Kioskat”/ Zbardhen 12 raste vjedhjesh në Tiranë,

Finalizohet operacioni i koduar “Kioskat” dhe zbardhen 12 raste të vjedhjes në këto subjekte në kryeqytet.

Policia ka identifikuar dhe kapur autorin e rasteve, i dënuar më parë për vjedhje dhe për krime në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas denoncimeve të qytetarëve, për vjedhje gjatë periudhës prill – maj 2026, në kioskat që administronin në zona të ndryshme në territorin në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr. 3, u finalizua operacioni i koduar “Kioskat”.

Në kuadër të operacionit u identifikua, u lokalizua dhe u vu në pranga shtetasi Xh. M., 23 vjeç, autor i dyshuar i 12 rasteve të vjedhjes në këto subjekte, si dhe i vjedhjes së 1 biçiklete.

Vijon hetimi për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion