Kim dhe Kushi japin certifikatat studentëve shqiptarë: Kontribuoni në fuqizimin e Shqipërisë

Aktualitet

Kim dhe Kushi japin certifikatat studentëve shqiptarë: Kontribuoni

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri bashkë me ministren e Arsimit Evis Kushi i kanë dorëzuar stydentëve përfitues të bursave Fulbright dhe Humphrey, certifikatat e përfundimit të studimeve duke i nxitur ata të zbatojnë ato që kanë mësuar, për fuqizimin e Shqipërisë.

Kim dhe Kushi japin certifikatat studentëve shqiptarë: Kontribuoni

Fotot e takimit janë ndarë nga ambasada e SHBA në Shqipëri e cila thekson se që prej vitit 2019 Shqipëria ka kontribuar me fonde për këto programe duke i mundësuar ambasadës të dyfishojë numrin e studentëve shqiptarë që marrin bursa për të ndjekur masterin në SHBA.

“Ambasadorja Kim dhe Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi përgëzuan studentët e Fulbright dhe Humphrey për përzgjedhjen e tyre për këto bursa prestigjioze dhe i uruan fat ndërsa përgatiten të fillojnë programet e studimit në Shtetet e Bashkuara. Ambasadorja dhe Ministrja gjithashtu ju dorëzuan studentëve të sapokthyer çertifikatat e përfundimit të studimeve dhe i nxitën ata të zbatojnë ato që mësuan për fuqizimin e Shqipërisë.

Kim dhe Kushi japin certifikatat studentëve shqiptarë: Kontribuoni

Ambasadorja Kim theksoi se ky vit shënon 75 vjetorin e programit Fulbright, programi kryesor i shkëmbimit të Departamentit të Shtetit për arsimin dhe kulturën. Që prej vitit 2019, qeveria e Shqipërisë ka kontribuar me fonde për programin Fulbright, gjë e cila i ka mundësuar Ambasadës të dyfishojë numrin e studentëve shqiptarë që marrin bursa për të ndjekur studimet master në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në postim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion